Kryeministri i Shaipërisë, Edi Rama, pas mbyëljes së votimeve, ka folur për marrëdhëniet që do të ketë me opozitën jashtë parlamentit, për të cilin tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshje pa kushte.
Rama ka thënë se nëse duan paqe, paqe do kenë, por sipas tij reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet.
“Nëse duan paqe politike paqe do të kenë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.
Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë pa kushte. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.
Kjo e fundit ka një karrige bosh në komision, ndërsa reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet por vetëm mbështetet. Nuk kam as deponimin minimal për asnjë pazar politik për ndjenjat e askujt”, ka thënë ai.
Më tej Rama shtoi se nuk do të ketë asnjë largim nga puna për personat që janë aktualisht në bashkitë që drejtoheshin nga të djathtët.
“Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna më bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën, por fitoi për të drejtën.
Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës’, tha ai.
Rama: Në korrik nis analiza për qeverisjen dhe familjen tonë
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sonte pas zgjedhjeve se në korrik do të nisë debati i brendshëm për të analizuar situatën në familjen e PS.
Rama e cilësoi një pozicionim të ri të PS-së në skenën politike.
“Debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe duke u mbështetur në shembujt e suksesshëm organizativë që nuk munguan sot. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë.
Sa kohë do të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur nuk dëgjojë, se jo vetëm e kanë humbur davanë por se as Zoti vetë nuk i shpëton nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun e disfatës jashtë tyre”, tha Rama.
Rama: Zgjedhjet moment historik. Ajo që dukej rrugë pa krye, u krye për bukuri
Pas mbylljes së ditës së votimeve të cilat u bojkotuan nga opozita, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.
Rama e ka quajtur ditën e sotme një moment historik dhe ditën kur fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.
“Moment historik, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi përçarje të rendë politike, për të ndaluar ecjen tonë para dhe integrimit të popullit shqiptar në BE.
Sot ishte dita e zgjedhjeve që u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes anti shtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, mes Shqipërisë së vjetër, të fantazmave të historisë dhe Shqipërisë së drejtë.
Sot fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.
Fitoi me të drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane. Ishte një fitore e vështirë, mbase më e vështira. Unë vetë nuk mbaj mend një më të vështirë, sepse luftoi vete sistemi ende i brishtë demokratik. Me kundërshtarët e ndërkryer të vetë zgjedhjeve.
Sot 30 qershori që dukej sikur s’do vinte kurrë, po ikën paqësisht duke marrë me vete hije shqetësimi e kaosin.
Faleminderit partnerëve të Shqipërisë demokratike. SHBA-së, përfaqësisë së saj në Tiranë, BE dhe delegacionit, misionit të OSBE dhe të tjerëve që dhanë dorë në këtë betejë.
Por edhe ndjesë atyre që u bënë objekt i sulmeve të shumta personale, që na turpëruan të gjithëve.
Pas pak hyn një ditë e re, që e gjen vendin të çliruar nga makthi. Populli i Shqipërisë dhe më tej akoma kombi shqiptar, nuk e meritonte gjithë sa pa e dëgjoi e përjetoi me muaj që dukeshin si vite.
Zgjedhësit e këtij vendi, nuk e meritonin atë presion kriminal, atë llum të zi dhe në mediat ndërkombëtare.
Qoftë duke shkuar të votojnë apo jo ata folën me gjuhën e paqes e respektit. Ishte një e dielë krejt normale pavarësisht paralajmërimeve.
U kry për bukuri, ajo që dukej si rrugë pa krye, kundër demokracisë, vendit.
Ne do vijojmë të bëjmë punën shumë më tepër se sa deri sot, në nivel qendror e vendor.
Ne fituam sot luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve,
Nga sot Shqipëria nuk do shohë më djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, molotovë kundër së drejtës së popullit për të votuar”, tha Rama.