Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Bordi i “Manifesta 14”, kanë mbajtur konferencën përmbyllëse për medie të Bienales Nomade Evropiane “Manifesta”, raporton Ekonomia Online.
Rama e cilësoi këtë ditë të mrekullueshme, teksa tha se është i mërzitur që po përfundon “Mainifesta”.
Sipas tij, ky festival i dha jetë kryeqytetit dhe sjelli shumë vizitorë nga shumë vende të botës.
“Është ditë e mrekullueshme dhe e mërzitshme se po e mbyllim këtë ngjarje. Përgjatë 100 ditëve përjetuam Prishtinë të larmishme ekspozita, programe të cilat e vendosën Prishtinën në qendrën e mediave botërore duke na cilësuar destinacion të ri. 756 artikuj u botuan gjatë bienales mbi 1000 gazetarë te huaj na vizituan. Bienalja prezantoi artin e 105 pjesëmarrësve”.
“Artistët erdhën nga 30 vende të ndryshme dhe na pasqyruan gjendjen tonë të sotme. Manifesta gjeneroi vizitorë nga diaspora. 6 500 vizitorë morën pjesë në hapje. Manifesta investoi 1.7 milionë euro, ne kemi buxhetuar 1.3 milion euro”.