Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar simbolin e Kryeqytetit, “Hyjneshën në Fron” tenorit Ramë Lahaj, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në promovimin e Prishtinës në arena ndërkombëtare, ngritjen e nivelit kulturor e artistik dhe në mbështetjen e artistëve të rinj të Prishtinës në zhvillimin e karrierës së tyre operistike.
Ramë, juve dhe festivalin tuaj, Rame Lahaj International Opera Festival, Kryeqyteti do të ju mirëpres gjithmonë!
i ka ndarë mirënjohje tenorin me famë botërore, Ramë Lahajt për kontributin në fushën e Kulturës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e falënderoi Lahajn për kontributin e tij për kryeqytetin. Ai tha se si kryetar komune është i gatshëm t’i ofrojë çfarëdo ndihmë dhe se janë të interesuar që festivale të tilla të ketë edhe në të ardhmen.
Rama përmendi edhe projektin për ndërtimin e sallës koncertale.
“Gjatë këtyre ditëve na keni sjellë eksperiencë botërore. Keni pasur numër të madh të workshopeve dhe keni mundësuar me gjet yje të së ardhmes. Ju falënderoj për zemërgjerësinë në relacion me kryeqytetin. Ky është edicioni i dytë i festivalit dhe mendoj që artistët si ju të fokusohen në performancë. Ne jemi të gatshëm t’iu ofrojmë ndihmë. Ne jemi të interesuar që festivale të tilla m’i ndihmu më shumë për t’i ndihmuar kryeqytetit. Ne jemi duke bërë edhe baletin sallën koncertale”, tha Rama.
E tenori, Ramë Lahaj, kontributin e tij e konsideron si detyrim ndaj Kosovës. Ai tha se në të ardhmen do të ketë më shumë hapësirë për publikun.
“Është kënaqësi dhe e kam detyrim ndaj Kosovës edhe komuna ka qenë afër nesh dhe ka hapësire me ndihmua më shumë sepse ia kemi borxh edhe qytetarit. Vitin e ardhshëm do të kemi 5000 ulëse. Unë kam dashur që Prishtina mi pas yjet që i ka edhe Londra dhe Parisi”, tha ai.