Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe e përqafon

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga dje ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Gjatë vizitës në Baku, ai ka takuar edhe homologen e tij italiane, Georgia Melonin.

Në shenjë humori, Rama është ulur në gjunjë kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.

E gjithë skena vjen pasi gjykatat në Itali në dy raste kanë kthyer mbrapsht emigrantët që duhet të strehoheshin në Shqipëri sipas marrëveshjes mes dy kryeministrave, raporton Noa.al.

Të ngjashme