Nga Athina këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama, ka është përgjigjur dhe në lidhje me faktin që ai është kryeministri piktor më i mirë deri më tani.
“Faleminderit që më përmende për atë që jam. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Nuk ka askush që më sfidon këtu, Xhorxh Bushi u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës. Ne në Ballkan kemi nevojë të themi që ne jemi më të mirët në botë për diçka”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Rama ka vënë thekson dhe tek Mini-shengeni ballkanik, ku thekson se ai nuk i pëlqen gjerat mini, por për aq kohë sa BE duket se e ka të vështirë martesën me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të gjendet një rrugë që secili tashmë të ketë mundësi lëvizje të lirë.
Ai është shprehur se zgjidhja më e mirë e rajonit është heqja e barrierave në kufi. “
“BE na do fort por nuk martohet dot me ne. Ne duhet që ta bëjmë rajonin të lirë për të zbatuar të gjithë liritë e BE-së. Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë ballkanik për të kaluar përmes tyre, për të shkuar në Selanik apo në Durrës është 1100 vjet në vit vetëm në kufi për të kaluar barrierat jo tarifore të rajonit dhe për të paraqitur dy fish apo trefish dokumente. Zgjidhja e të gjithë kësaj është çlirimi i një potenciali dhe nëse do të arrijmë që të heqim këtë barrierë jo tarifor në rajon që është diskutuar prej kohësh dhe unë e urrej nocionin e mini-shengenit, pasi nuk më pëlqejnë gjërat mini, pasi unë jam i gjatë. Humbëm disa vjet pasi Vuçiç kërkonte lëvizjen e lirë të mallrave për jo të njerëzve dhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte formal. Ndërkaq nëse ai nuk e pranon një gjë të tillë për të katër liritë ne do të bëhemi karikatura e origjinalit, ne nuk mund ta bëjmë këtë ndaj dhe u ra dakord për këtë.
Ajo që ne kemi rënë dakord me Aleksandrin dhe me Zaev ne tashmë kemi Bullgarinë që nuk e bën këtë gjë tashmë autostradat mund të mos sjellin demokracinë dhe e kundërta çon në rrëmujë. Ne e kemi marrë atë nismë për të thënë se kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur. Nëse duam që ta bëjmë këtë gjë plotësisht me Maqedoninë e veriut e bëjmë dhe nëse Kosova do ta bëjë me ne ose me mund të na lejojë që të ecim shumë larg. Të jesh i izoluar nga BE dhe mes vetes është çmenduri”, ka thënë ndër të tjera Rama.
Kryeministri nga Athina ka bërë me dije se ndaj Kosovës po bëhet një padrejtësi e madhe pasi janë vendi i vetëm që vijojnë të jenë të izoluar nga lëvizja e lirë.
Sipas tij vendet e BE po tregohen të padrejta me Kosovën, pasi ajo i ka plotësuar të gjithë kushtet dhe koma nuk është e lirë.
“Si është e mundur që Kosova nuk lëviz dot lirisht, gjatë diktaturës ato nuk njiheshin por lëviznin lirisht, tashmë janë të çliruar por nuk mund të lëvizin. Kosova është e bllokuar me më pak se 2 milionë njerëz që nuk lëvizin, është e vetmja që nuk mund të lëvizë dhe që i ka përmbushur të gjithë kriteret. Është thënë përherë dhe nga Merkel që të bëhet demarkacionin dhe do të ndodhë, e bënë por nuk ndodhi, tani u thohet që të luftojnë krimin dhe korrupsionin, që është një luftë e pafundme. Holandezët na kërkojnë që të çlirojmë portin e Roter Damit por një gjë e tillë nuk është e mundur”, është shprehur ndër të tjera ai.