Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbrëmë ka dhënë një tjetër lajm përsa i përket nisjes së fluturimeve nga aeroporti i Kukësit.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot Air Albania hapi krahët edhe në “Flatrat e Veriut”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se 120 pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë mbërritur nga Cyrihu në Kukës.