Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga NATO për sa i përket situatës së krijuar nga Coronavirusi.
Rama e ka pohuar këtë në “Top Talk” në Top Channel teksa u pyet në lidhje me një kërkesë nga Mali i Zi për ndihmë nga NATO.
Kryeministri shqiptar tha se kërkesa nga ana e Shqipërisë është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera.
“Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pse nuk është bërë lajm. Kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur edhe vendet e tjera”.
“Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjigje, por nëse do të kishte pasur do të isha informuar. Edhe njëherë që mos të krijojmë iluzione se shumëkush thotë “ua dha lekët Europa”- ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizor që qarkullojnë me shpejtësi”.