Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në “Tik Tok” momentin kur një i ri ka tërhequr flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur, duke e grisur.
Flamuri shqyhet dhe pjesa tjetër mbetet ende lartë. I riu bie nga një lartësi e konsiderueshme.
Për këtë, Rama iroinizoi, duke shkruar:
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”
Dje, mijëra shqiptarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”.
Institucionet, ndërkaq, vendosën flamuj serbë anash rrugëve në pritje të kreut të shtetit serb.