Rama krah Kosovës: Ka mbështetjen, solidaritetin dhe mirëkuptimin tonë

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, Rama falënderoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shpjeguar pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se Kosova ka solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri.

“Dua të falënderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Lovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia është për situatën e krijuar së fundi në veriun e Kosovës”.

“Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë. Dua të falenderoj dhe Artanin (Grubi), zv/krymeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Liburnin (Aliu) ministrin e Kosovës që na u bashkuan në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit”, tha Rama.

Të ngjashme