Rama: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës, transmeton Klankosova.tv.

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.

Të ngjashme