Rama: LSI e gatshme të ulet në tryezën e dialogut

| 26 Sht 2019 | 13:56 | Nga

Vendimin e Parlamentit gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushtet, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama e konsideron mesazh për reflektim në politikën shqiptare.“Nuk është koha për festë, po për reflektim të përgjegjshëm”, u shpreh Rama.

Luan Rama theksoi se duhet dialog politik dhe frymë bashkëpunimi për plotësimin e kushteve.

Ai u shpreh se LSI është e gatshme të ulet në tryezën e dialogut dhe të nisë “nga puna për të reflektuar me përgjegjshmëri në përmbushje të të gjitha kushteve dhe detyrimeve që t’i çelim udhë integrimit europian të Shqipërisë”, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme