Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thënë se do të merren masa të menjëhershme, në ngritjen e nivelit të pastërtisë në kryeqytet.
I pari i Prishtinës ka treguar se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Civile, Ilirik Musliu, kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë së Regjionale “Pastrimi”, Petrit Reçica dhe të Ndërmarrjes “Hortikultura”, Nora Cimili-Gagica, kanë parë nga afër gjendjen në terren.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur gjithashtu se kanë porositur mbi 1 mijë kontenjerë dhe 8 kamionë të mëdhenj, si dhe janë duke i shikuar mundësitë tjera për sanimin e kësaj dukurie.
“Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin”, shtoi ai,