Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Bukurije Zhubi, i ka ndarë mirënjohje komandantit të FSK-së, Rrahman Ramës, gjatë një vizite që kjo e fundit bëri në Ministrinë e FSK-së.
Gjenerallejtënant Rrahman Ramës, mirënjohja iu nda me motivacionin për kontributin, promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar personelin e QKTGJ-së, për mirënjohjen si dhe njëherësh ka premtuar vazhdimin e këtij bashkëpunimit si dhe dhënien e ndihmave për këtë qendër të dhurimit të gjakut.
Ndërsa, Bukurije Zhubi tha se FSK-ja është donatori kryesor i dhurimit të gjakut në nivel kombëtar, për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, si dhe ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në forma tjera për organizimin e dhurimit të gjakut edhe jashtë kazermave të FSK-së.