Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia do të vazhdoj dialogun me palën kosovare, pasi që, siç ka thënë ai, kjo është me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajonit, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare, shkruajnë mediet serbe.
Këto komente Vuçiq i ka bërë gjatë takimit me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit, ka deklaruar se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe Serbia sa më parë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. “Qëndrimi im është që Serbia sa më parë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, pasi që kështu do të jetë më mirë për të gjithë. Ekziston procesi që e mbështes, ai është dialogu”, ka deklaruar Rama.
Përderisa Vuçiq ka thënë se nuk do të ndërpritet dialogu me Prishtinën, por, sipas tij, duket se “kemi hyrë në qorrsokak”.