Rama në samitin e BERZh-it: Shqipëria, parajsë për investimin në turizëm

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në samitin e BERZh-it për investimet në Ballkanin Perëndimor, kryeministri shqiptar, Edi Rama e konsideroi Shqipërinë si një nga vendet më të mira për të investuar, e sidomos në turizëm.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria është një parajsë për investimin në turizëm.

“Më lini ta nis duke thënë se besoj fort  që investimi në Shqipëri apo vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm të pashfrytëzuar. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen, sa për Shqipërinë besoj që jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm. Në Ballkan kemi një shtysë të brendshme të themi, dua t’ju them që ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë një rritje më të dukshme të industrisë tonë të turizmit”.

Rama foli edhe për investimet në sektorët e tjerë të vendit.

“Jemi duke përgatitur investime masive në energji me kompanië të huaja. Kemi parë një seri shtigjesh të reja që po hapen për infrastrukturën tonë e sidomos për rrjetin hekurudhor. Shpresoj që do jemi në gjendje të bëjmë më shumë”.

Të ngjashme