Rama nga pika doganore e Qafë Thanës: Nisma e “Ballkanit të Hapur” ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ishte sot në pikën doganore e Qafë-Thanës. Rama tha se tashmë është bërë e prekshme për qytetarët dhe bizneset përftimet dhe lehtësimet që sjell nisma e Ballkanit të Hapur për kalimin në kufi.

“Kjo është shumë e rëndësishme se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit. Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”, tha Rama.

Postimi i Ramës në Facebook:

Qafë Thanë, rrugës drejt Ohrit – Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO):

Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;

Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;

Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganë.

Të ngjashme