Rama nga Sunny Hill: Mbi 40 mijë mysafirë nga 60 vende, asnjë dhomë e hotelit e lirë

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje që e ka realizuar në lokacionin e Sunny Hill Festival, tha se në këtë ngjarje do të jenë mbi 40 mijë mysafirë, ndërsa shtoi se Prishtina është ‘full’ dhe se asnjë dhomë hoteli s’ka mbetur e lirë.

“Sunny Hill i dha zë Prishtinës. Prishtina i dha shpirt festivalit”, ka shkruar Rama.

Ai bëri thirrje për të shkuar në këtë festival.

“Prishtina e Sunny Hill-it e Sunny Hill-i i Prishtinës. Ju ftoj të gjithëve që të vini e të kënaquni me artistë të mrekullueshëm si Dua jonë e mrekullueshme, me Fatboy Slim e shumë të tjerë që në këto tri ditët në vijim do të krijojnë një atmosferë si asnjëherë më parë”.

Të ngjashme