Rama ngushëllon popullin serb për tragjedinë në shkollën e Beogradit

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb për ngjarjen e sotme në një shkollë në Beograd ku mbeten të vrarë nëntë persona.

Rama tha se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme, teksa të plagosurve iu uroi shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe”, shkroi Rama.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm, një 14-vjeç vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd e po ashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Të ngjashme