Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u nis sot për në Bruksel, ku do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në fokus të bisedimeve do të jetë Konferenca e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Von der Leyen.
Po ashtu, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Rama do të takohet nesër me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.
“Për Bruksel, sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, tha Rama./atsh