Rama: Njerëzit të mësohen, ose do përballemi me pasoja të tmerrshme

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë nga pandemia COVID-19.

Gjatë një interviste televizive, Rama u shpreh se njerëzit duhet të mësohen me një realitet të ri, pasi situata pas koronavirusit nuk do të jetë si para këtij virusi.

Ndër të tjera, kryeministri u ndal te masat dhe lehtësimi i tyre, duke paralajmëruar sërish kufizime, nëse do të rritet numri i të infektuarve.

 “Ne duhet të na bëhet e zakonshme të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme, të mësohemi me një sërë ritualesh të reja, sepse në të kundërt do të duhet të përballemi me pasoja të tmerrshme. Do të jetë një realitet i ri, i ndryshëm nga ai që kishim. Nëse do të ketë sërish numër të lartë infektimesh, do duhet të kthehemi mbrapsht. Gjithçka në këtë situatë është relative dhe përtej asaj që duket ka mundësira të ndryshme për të parë. Gjërat mund të marrin rrjedha të ndryshme, në varësi se si do të sillen njerëzit. Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh”, -tha Rama.

Specialistët thonë se virusi nuk do të largohet, do të jetë vërdallë. Infektimet e reja janë frika juaj, po ku e bazoni këtë frikë?

Nuk di që të ketë dalë blof ndokush nga shkencëtarët, sepse gjërat kanë shkuar ashtu si janë parashikuar prej tyre. Vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar më lehtë fazën e përballjes së parë, dhe ata që nuk morën masa, po heqin më keq. Sa pa dalë vaksina, ky armik i padukshëm do të jetë mes nesh. Ne nuk mund të rrimë pafundësisht mbyllur, por do të hapemi me kujdes dhe mbi të gjitha të mësojmë të sillemi me kujdes./ Opinion.al

Të ngjashme