Rama: Nuk iki deri në vitin 2021. Do të votojmë Reformën Zgjedhore

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Kërkesës së opozitës, në protestë jashtë Parlamentit, “Rama IK”, kryeministri i dha këtë përgjigje.

“Mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është një ide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi. Këtu në Parlament nuk i fut dot ajo ide më ata, para qershorit të vitit 2021”, tha Rama.

Me apo pa PD dhe LSI, 30 qershori në këndvështrimin e Edi Ramës do t’i gjejë shqiptarët përpara kutive të votimit.

“Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri më sot, e do të qeverisim shumë më mirë sesa ata, edhe për ata që neve nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do të vijnë të na votojnë”, u shpreh Rama.

Edi Rama shpreson ende në miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Me pjesëmarrjen e zonjave dhe zotërinjve që kanë ardhur në Parlament, do të pasqyrojnë edhe bashkëpunimin me opozitën, edhe në komisionin zgjedhor, ku patjetër ne do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata. Ne jemi gati, që atyre sidoqoftë, me që kanë vulat e partive edhe për disa kohë, t’iu njohim të drejtën e vulës mbi propozimin, t’iu njohim dhe të drejtën e vetos po të duan”, tha Rama.

Ashpërsimet e Kodit Penal për ata që godasin forcat e rendit gjatë protestave, tha Rama, do të përfshijnë edhe deputetët.

“Barbarëve, edhe këtu në Parlament, jo për sot, jo për mua apo për ne, por për gjithmonë. Nuk mundet deputeti të ketë imunitet në Parlament për të goditur fizikisht deputetin, për t’iu turrur foltores apo tryezës së qeverisë fizikisht”, deklaroi Rama.

Rama njofroi krijimin e një strukture të re brenda Policisë së Shtetit.

“Kompanisë së Sigurisë së Policisë së Shtetit për të dhënë shërbime për objektet e rëndësisë jo të veçantë. Do të bëjë që tregu të bëhet konkurrues, e kush nuk është i denjë për këtë treg, le të dalë nga tregu”, tha Rama.

Top Channel

Të ngjashme