Rama: Nuk mund të mendohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e mendon një zgjerim të Bashkimit Evropian pa Serbinë.

Kështu u përgjigj Rama, kur u pyet se a i frikësohet Shqipëria një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë.

“Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht. Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike.”

Sipas tij, nuk mund të mendohet një Bashkim Evropian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë.

“Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë.”, tha Rama në emisionin “Porta o Porta”.

Të ngjashme