Rama paralajmëron subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para që janë pjesë e skemës për ndihmë sociale

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftua se së shpejti do të fillojnë me me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para të cilët janë e skemës për ndihmë sociale.

Rama ka thënë se “investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”.

“Jam shumë i lumtur të ju njoftojë se shpejt do të fillojmë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasëve të para të cilët janë e skemës për ndihmë sociale. Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme