Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është zyrtarizuar bashkëpunimi me Prishtina Mall për të kthyer parkingun e qendrës tregtare në pjesë të sistemit Park & Ride.
Sipas tij, qytetarët tani mund të parkojnë falas veturat në Prishtina Mall dhe të marrin bileta falas për autobusët urban që i dërgojnë drejt qendrës së qytetit.
Tutje ai shtoi se ky projekt synon të zvogëlojë trafikun dhe ndotjen, duke kursyer kohë dhe para për qytetarët.