Në nisje të sesionit të ri politik, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në rezidencën qeveritare në Pogradec 12 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, bashkë me kryetarët socialistë të Komisioneve Parlamentare.
Pas mbledhjes, Rama tregoi se në këtë takim u diskutua për dokumentin “Besa” dhe kërkesat e qytetarëve të ndiqen në kohë reale.
“Kemi diskutuar për Besën. Kemi diskutuar për praninë besnike. Kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin. Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike Pasqyra Albania, ku qytetarët do të kenë të pranishëm të gjithë institucionet dhe ku ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i të cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë”, përfundoi Rama.