Albin Kurti ka realizuar vizitën e parë si kryeministër në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka qenë i pari që me nderime shtetërore e ka pritur Kurtin. Pas takimit që zgjati rreth 1 orë e gjysmë, të dy kryeministrat mbajtën një konferencë për medie.
Aty thanë se u pajtuan të bashkëpunojnë ngushtë për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.
“Kemi pasur një komunikim të hapur të rëndësishëm dhe intensiv për ku kemi dhe ku do t’i qojmë marrëdhëniet tona”.
“U morëm vesh për fillimin e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet në Shkodër. Besojmë të jetë mbledhje produktive”, tha Rama.
LEXONI EDHE: