Rama pasi u votua vendimi për bartjen e mjeteve vetanake: Pres që Murati t’i zhbllokojë edhe 35 milionë euro

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Pasi u miratua për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret që ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati t’i zhbllokojë edhe 35 milionë eurot e tjera, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do të ishte mirë që tani pasi KQZ ka certifikuar kryetarët, të mund të thërrasin seancë për buxhetin.

“Falënderoj të gjithë asamblistët prezentë që votuan këtë bartje e cila do të ndihmojë kauzës sonë për me i zhblloku proceset në kryeqytet. Uroj që edhe 35 milionët e tjera të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë dhe po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shumë më fer që të votohej prej asamblistëve të rinj sepse edhe sot e mora lajmin që janë certifikuar kryetarët, kështu që mundemi me vendos seancën e re”, tha ai.

Vendimi u votua me 38 vota për dhe një abstebim.

Të ngjashme