Rama për Hajrulla Çekun: Bllokues total, nuk e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti “bllokues total” kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekun.

Ai tha se ministrit në detyrë të Kulturës i ka ndihmuar “për çkado”, mirëpo nga ai tha se ka hasur gjithmonë në bllokadë.

“Ja që na doli kandidat. Një person të cilit jam mundu t’i ndihmojë, për çkado që ka pasë kërkesë Ministria e Kulturës ndaj Komunës së Prishtinës, ne kemi hapë rrugë. Mirëpo kurdo që ata është dashtë që t’i ndihmojnë Komunës, kanë blloku, në secilën pikë”, tha ai.

Rama tha se kandidaturën e Çekut për kryetar të kryeqytetit “nuk e duan as vetë anëtarët e Vetëvendosjes këtu në Prishtinë”.

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, tha ai në T7.

Rama tha se “të gjitha projektet madhore në qendër janë të bllokuara pikërisht nga ky person”.

Të ngjashme