Komuna e Prishtinës, gjegjësisht, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka zhvilluar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të gjithë ushtrimit, kreu i Prishtinës, Përparim Rama tha se ushtrimi kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve.
Ai pohoi se ky inskenim është bërë për herë të parë dhe se do të ndodh edhe herëve të tjera, me qëllim që të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Rama ka sqaruar se i gjithë aksioni ka zgajtur 10 minuta deri në fikjen e tërësishëm të zjarrit, dhe se të gjithë ata që kanë qenë në ndërtesë janë evokuar me kohë.
“E kemi pasur testimin e parë, për ta testuar emergjencën, zjarrfikësit në rast nevoje. Kemi bë një inskenim të një zjarri në ndërtesën e kryeqytetit, një zjarri që ka ndodhur në përdhes. Janë thirru zjarrfikësit, janë thirr ambulanta, Policia. Prej momenti kur ka ndodhur zjarri janë lajmëruar të gjithë punëtorë që të bëhet evakuimi në pikat ku janë të përcaktuar se ku duhet me u evokuar”.
“Deri në momenti edhe kur kanë ardh zjarrfikësit dhe është sanuar zjarri, fillimisht kjo ka ndodhur brenda 6 minutash, e për 10 minuta është sanuar zjarri dhe kemi pasur edhe kërcime nga ndërtesa në dyshekun. Të gjitha këto janë përgatitje, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në kryeqytet dhe do ta bëjmë se herë të kemi nevojë që ta përmirësojmë punën e jetës së qytetarëve tanë në këtë rast punëtorëve të administratës së punëtorëve”.
Drejtori Lulzim Fushtica tha se kanë përmbushur të gjithë planin sa i përket këtij ushtrimi dhe se të gjitha institucionet kanë qenë në nivelin e detyrës.
“Qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë që të testojmë gatishmërinë dhe përgatitjen profesionale të punëtorëve të kryeqytetit dhe shërbimeve emergjente duke filluar prej shërbimit profesional të zjarrfikësve, policisë së Kosovës, shërbimit të mjekësisë emergjente, Kryqit të Kuq dhe të gjithë aktërve që kanë qenë në mënyrë direkte apo indirekte të përfshirë. Koha ka qenë relativisht shumë e shpejtë e ndërhyrjes, kemi përmbush të gjitha ato pika që i kemi pas në planin tonë operativ, mirëpo kjo na shërben edhe ne që të perfeksionohemi dhe të shikojmë se ndoshta kemi pasur edhe ne ndonjë lëshim në mënyrë që larg qoftë kur kemi nevojë të jemi të sigurt dhe të minimizojmë sa më shumë dëme si aspektin e njerëzve mirëpo edhe dëme në aspektin material”.
“Pra, qëllimi i kësaj është që të perfeksionohemi, të mundohemi dhe t’i identifikojmë lëshimet që mund t’i kemi edhe gjatë këqyre ushtrimeve por edhe në jetën reale ku mund të kemi katastrofa të shkaktuara nga dora e njeriut apo nga natyra, si vërshimet, zjarret, tërmetet apo edhe ndonjë sulmi që mund të ndodh në institucione e kryeqytetit apo institucioneve e tjera në kryeqytet”.
“Ky është vetëm ushtrimi i parë, ne do të testojmë gatishmërinë e të gjitha institucioneve që janë në varësi të kryeqytetit, duk filluar edhe nga shkollat edhe ndërtesën e komunës, qendrat e mjekësisë familjare, të gjitha që janë në pronësi dhe në varësi të kryeqytetit do të testohen, do të zhvillohen plane emergjente për evakuim dhe shpëtim të jetëve të qytetarëve. Koha e reagimit tonë ka qenë 6 minuta prej momentit kur është raportuar deri në momentin kur kanë ardh zjarrfikësit dhe e kanë sanuar. Mirëpo, ne kemi pasur punëtor të komunës që kanë qenë të trajnuar dhe ata me bombola kanë intervenuar para se të vinë shërbimi i zjarrfikësve”.
“Numri i zjarrfikësve asnjëherë nuk është i mjaftueshëm. Ne jemi në fazë që të ngrisim numrin e zjarrfikësve në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore, i kemi disa vështirësi por jemi duke punuar dhe kemi gatishmërinë dhe vullnetin që numri i zjarrfikësve të rritet, por për më shumë ne jemi në fazën e krijimit të shërbimit vullnetar të zjarrfikësve, të cilët do të jenë në gjendje gatishmërie që të ndihmojnë brigadën profesinale në rast nevoje”.