Rama për investimet e huaja: Shqipëria, përfitim reciprok

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 11:28 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tashmë ky vend nuk do të përfitojë më vetëm rentën minerare nga investimet, por përfitim reciprok.

Ai foli gjatë firmosjes së kontratës së re me kompaninë SHELL, e cila nis kërkimin në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës.

“Kjo marrëveshje përbën një ndarje nga koha kur buxheti i shtetit përfitonte prej tyre vetëm rentën minerare. Tani kemi një marrëveshje që është një garanci e qartë dhe afatgjatë për përfitim reciprok patjetër në interes të kompanisë, por dhe në interes të popullit shqiptar. Siç e tha ministri, marrëveshja që firmoset është rezultat i një procesi interesi të ndërsjellët dhe një këmbëngulje e ndërsjellët për të arritur në një proces ku jo vetëm garantohen përfitime reciproke po sigurohet gjenerimi që në vitet e para e qindra vendeve të punës, ndërkohë që tërësia e projektit vlerësohet të ketë një impakt me një rëndësi të jashtëzakonshme në ekonominë shqiptare. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne i hapim rrugë një investimi të ri dhe të konsiderueshëm të huaj në vend”, tha Rama, raporton TCh.

Nafta, tha ai, mund të transformojë të ardhmen e Shqipërisë, e cila sot garanton transparencë dhe drejtësi për investitorët e huaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme