Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi sot Gjykata e ka gjetur fajtor Xhelal Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Rama ka thënë se ministri që duhet të garantojë rendin është shpallur fajtor për shkeljen e rendit.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.

A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?

Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.

Absurde. E turpshme.

Të ngjashme