Rama për vdekjen e komentatorit shqiptar: Humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Komentatori shqiptar i sportit, Kosta Grillo, ka vdekur të martën, duke humbur kështu betejën me COVID-19, pasi kishte qenë i shtrirë në një spital në Turqi tash e disa javë.

Ndërkaq për vdekjen e tij, ka shprehur ngushëllime edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Lamtumirë Kosta! Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme