Vetura në vlerë prej 36 mijë e 800 euro e blerë nga Përparim Rama në emër të nevojës për të kryer punët si Kryetar i Prishtinës sipas tij është “fenomenale”.
Këtë koment Rama e dha teksa po dilte nga vetura dhe u pyet nga Gazetari i Ekonomia Online nëse vetura është komode
“Është fantastike, shumë e mirë, fenomenale”, u shpreh Rama për Ekonomia Online
EO mëson se kompania fituese është “Porche Kosova” dhe ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet prokurimi, në të cilin u përdor procedura e hapur.