Sot është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano në Durrës, i konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, përcjell Gazeta Express.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi se sot nis një tjetër kapitull për historinë e qytetit të Durrësit por dhe për sigurinë kombëtare.
“Publikohen si sot në formën e thirrjes për shprehjen e interesit, ku fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave, i krijimit të gjithë grupit të nevojshëm të ekspertëve, projeksimit, oponencës. Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limtet e durimit. Normalisht qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi nuk është ndër virtytet e shqiptarëve. Nga ana tjetër është shumë e mirëkuptueshme për shqiptarët sepse kanë pritur jashtëzakonisht shumë. Për herë të aprë shqiptarët në këto 30 e kusur vite jetojnë me zgjedhjene tyre. Kanë zgjedhur që ky vend të bëhet pjesë e familjes së bashkuar të vendeve të lira. Nga ana tjetër nga momenti i asaj zgjedhjeje deri të zgjidhjet është histori më vete. E shkurara jonë është njëosj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe për imazhin por edhe n jë plagë në aspektin socioekonomik, sepse e dimë shumë mrië se gjithë ajo rrëmujë ka qenë një zonë e errët e veprimtarive tëpaligjshme dhe kriminale. Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu, tërësisht me një tipologji dhe karakteristika dhe përmase të reja, hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit dhe historinë e sigurisë tonë kombëtare. Për më tepër ky projekt ka një garanci shumë të madhe, ka garancinë e nhjë prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota”, tha kryeministri Rama.
Përveçse një bazë e re për NATO-n, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se porti i ri do të shërbejë edhe si siguri për rajonin.
“Porti i ri i ofron NATOS një bazë të re ushtarake. KY port që ndërtohet nga e para ëhstë një port i ri në Europë pas shumë e shumë dekaldash, sepse Europa i ka ndërtuar shumë kohë më parë. Ka bërë zgjerime e rindërtime por nuk ka ndërtuar porte të reja. Për këtë arsye duke qenë se jemi në fund të kësaj kolone të gjatë, të marrim edhe ëprfitimin e një dije që është krijuar në vite, që në aspektim mjedisor dhe atë të gjelbërt të kemi një port që do të jetë një shembull ekspelencë. Pika tjetër është rëndësia e madhe strategjike për Shqipërisë, sepse ky port i jep Shqipëris ënjë fuqi të re në rajon”, deklaroi Rama.