Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin.
Në një njoftim, Rama tha se me Mulliqin bashkëbiseduan për rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit.
“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.