Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e nisjes së mandatit të ri të Kryeqytetit.
Rama e quajti takimin një fillim simbolik që reflekton drejtimin e përbashkët të dy kryeqyteteve.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet edhe më tej, përmes projekteve që synojnë zhvillimin urban dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy qyteteve.