I pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeqyteti është shndërruar në skenë të artit botëror nëpërmjet festivalit “Rame Lahaj & Friends”.
“Me përmbylljen e edicionit të gjashtë të festivalit “Rame Lahaj & Friends”, Prishtina u shndërrua edhe një herë në skenë të artit botëror”, ka shkruar ai në facebook.
Ai ka potencuar se artistët me renome ndërkombëtare sollën emocion dhe art në zemër të Prishtinës.
“Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka vazhduar ai.
Sonte ishte Gala Mbrëmja dhe përmbyllja e festivalit, i cili sivjet erdhi nën moton “Play Music, Not War”. Në skenën e Prishtinës u ngjit tenori shqiptar Ramë Lahaj, soprano Vanessa Goikoetxea, mezzo soprano Štěpánka Pučálková dhe bass baritoni Luca Pisaroni, nën dirigjimin e Giuseppe Finzi.