Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë në orët e para të kësaj të diele ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e nisi me një fotografi nga Velipoja duke mos e përmendur aspak krimin që ka ndodhur gjatë natës.
Ky veprim i Ramës u prit keq nga komentuesit që cilët e akuzuan se si nuk po merret me ngjarjen dhe nuk po ngushëllon familjarët.
Mbase këto komente “detyruan” Ramën që të fshijë postimin e bërë në Facebook.