Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar disa fotografi të kryeqytetit.
Ai ka publikuar fotografi të flamujve të UÇK-së që janë vendosur në qendër të Prishtinës, e gjithashtu një parullë ku thuhet “Mos më prek në dritë të syrit”.
“Prishtina më e bukur se kurrë”, ka shkruar Rama.
Që nga e mërkura, çdo natë Prishtina është e mbushur plotë me qytetarë nga e gjithë Kosova duke protestuar kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.