Rama publikon fotografi nga asfaltimi i rrugës “A”, Krasniqi i komenton rëndë “vrasës”

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Burri i ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i është drejtuar me termin “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai këtë koment e bëri në një nga postimet e Ramës për disa punime në rrugën “A” në kryeqytet.

“Jo mirëmëngjesi, por alo prokurororia or vrasës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Nuk dihet për çfarë e ka akuzuar Krasniqi Ramën si “vrasës”, por ky koment vjen pas vdekjes tragjike dje të një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.

Në ngushëllimin për vdekjen e tij, Rama dje tha se përgjegjës për vlerësimin e respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është Inspektorati Qendror i Punës, duke shtuar se ai është “institucion në kuadër të nivelit qendror”.

“Presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast”, ka shkruar dje Rama.

Të ngjashme