Rama publikon paketën e rezistencës: Kush përfiton

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Rama ka prezantuar atë që ai e quajti “Paketa e Rezistencës”, e cila parashikon dhënien e parave Cash për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje; mbështetja e fermerëve dhe përballimi i kostove të rritura të transportit urban dhe interurban për qytetarët.

Sipas Ramës, masat e marra jashtë shtatë:

1- Ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë  e 542 pensionistëve.

2- Për 434 mijë përfituese qytetarë të këtij vendi do kompensojë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës. 25 mijë lekë plus. Qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht si kompensim për pensionistë që marrin më pak se 150 mijë lekë, invaliditetit apo ata që jetojnë vetëm. Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjik apo të verbër. Dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.

3- Kryeministri Rama tha se do të jepen 5 milion dollar shtesë duke e çuar fondin total të naftës pa taksa në 14 milion dollar. Shqipëria eksporton gjysmë milliard dollar në vit prodhime bujqësore.

4- Qeveria do të mbështese të gjithë shqiptartët që përdorin linjat urbane duke derdhur menjëherë 5 milion dollar për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar të mos preket nga rritja e çmimit.

5- Do ta sjell dy muaj para futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmimin e taksës deri në 50 mijë lekë dhe uljen e taksës për pagat nga 150 000 – 200 000 lekë të reja. 56% e atyre që jetojnë me pagë do të paguajnë zero taksa.

6- Do të fusim në fuqi ligjin për pagën minimale që do të bëhet 32 000 lekë në muajin prill.

7- Do të shtojmë me 200 milion dollar financimin e mburojës së çmimit të energjisë në mënyrë që bizneset e vogla dhe fmailjet të paguajnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Të ngjashme