Rama publikon pamjet nga pritja e afganëve: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video me pamjet nga pritja që autoritetet shqiptare u bënë 121 qytetarëve afgane.

Rama shkruan se kjo ngjarje është një episod i një mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur, e na bën nder si vend e si popull.

“Me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”- shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/138734771522/videos/559611271855904

Të ngjashme