Rama: Rezultatet e takimeve të dy qeverive janë shpresëdhënëse, ende ka punë për t’u bërë

Korçë | 27 Nën 2017 | 16:38 | Nga Kaltrina Zymberi

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës tashmë ka filluar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama ka nisur takimin, duke përmendur planet e qeverisjes së përbashkët. Rama tha se ende ka punë për të bërë për bashkëpunimin dhe harmonizimin e marrëveshjeve të dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

“Kjo mbledhje është në vazhdën e një tradite të nisur nga Prizreni. Ne së bashku nisem këtë rrugëtim për politikën që fillon me një dëshirë dhe pastaj e shndërron dëshirën në një veprim. Sot ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë, por me patjetër por çka është bërë në këtë përpjekje të përbashkët nuk është pak.  Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, për të vijuar një punë të nisur  duke bashkëuvenduar me përparësitë e kuvendimit mes dy shteteve tona, harmonizimin e interesave tona, në funksion të së ardhmes evropiane dhe prosperitetit të mbarë botës shqiptare”

“Dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Haradinaj për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton për progresin e reformave me qasje euroatlantike në dobi të një shoqërie gjithëpërfshirëse multi-etnike në Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike. Dy qeveritë tona ritakohen pas më shumë se një viti është e natyrshme të orientohemi tek një përpjekje bilanci që do të na mundësoj jo një reflektim të qartë çka është arritur por një pamje të qartë mbi hapat e radhës. Në vështrim tradita tashmë e konsoliduar e dy mbledhjeve  është jo vetëm pozitive por edhe produktive. Ndërsa, kemi zhvilluar tri takime ndërqeveritare, rezultatet janë konkrete, të dukshme, të prekshme dhe shpresëdhënëse”

“Ministritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë grupe të përbashkëta të punës dhe zhvillojnë takime në mënyrë sistematike. Ashtu sic parashikohet, janë në zbatim e sipër disa  marrëveshje për heqjen e barrierave tarifore jo tarifore, unifikimin e çertifikimin e mallrave. është mundësuar shkëmbimi elektronik për kalimin e mallrave transit, duke lehtësuar procedurën e transitit, kjo ka shkurtuar kohën për kryerjen procedurave. Po punohet për hapjen e pikave tjera doganore, funksionon linja e gjelbër që lehtëson transportin. Kemi ende punë që ta ulim kohën që qytetarët kalojnë në kufi dhe të mundësojmë një transit për  kalimin e tyre”, tha Rama.

Ndryshe pas këtij takimi, pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për medie të dy kryeministrave, atij kosovar Ramush Haradinajt dhe  kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme