Rama: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE-ja

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë së shpejti në rajon nga Bashkimi Europian.

Ai ka thënë se këtë lajm të mirë e ka marrë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka pasë një bisedë telefonike.

“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në ndërkohë për një gjë të tillë ka shkruar edhe Ursula von der Leyen veçse ajo e ka përmendur vetëm shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri dhe jo vendet e tjera të rajonit, njofton Klan Kosova.

E para e KE-së po ashtu nuk e ka përmendur asnjë shifër se sa vaksina kundër COVID-19 do të shpërndahen.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Evropian, për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, ka shkruar ajo në një cicërimë në gjuhën shqipe.

Të ngjashme