Edi Rama bën sërish ndryshime në kabinetin qeveritar. Pas shkarkimit të shtatë ministrave, sot është zyrtarizuar gjithashtu edhe shkarkimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko. Në vend të tij kryeministri emëroi ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja. Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri.
Arsyet e largimit të Alikos nuk dihen. Në fillim të kësaj jave, me ardhjen e Belinda Ballukut u shkarkua edhe kreu i OST-së.