Rama: Shpërndarja e Kuvendit drejt dështimit, po kundërshtohet nga disa deputetë të VV-së e pakicat

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Nisma e kryetarit të Vetëvendosjes dhe e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme po shkon dështimit, sipas gazetarit Fidan Rama.

Në emisionin “Politiko”në Kanal10, Rama ka thënë se ka kundërshtime te deputetë të Vetëvendosjes dhe të pakicave për të votuar për shpërndarjen e Kuvendit.

“Informacionet e fundit janë që shpërbërja e Kuvendit po shkon drejt dështimit, sepse vetëm PDK dhe Vetëvendosje kanë shprehur një vullnet të tillë. Por ka kundërshtime edhe brenda deputetëve të Vetëvendosjes dhe të pakicave të cilët hezitojnë me dhënë votën e tyre për shpërbërje të Kuvendit”, ka thënë Rama.

Të ngjashme