Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi të cilin ai e përfaqëson ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

“15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Dominikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Holanda”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngjashme