Rama: Synojmë hapjen e një tjetër grup kapitulli me BE

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama tha në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në faqen e tij në Facebook se Shqipëria synon hapjen e një tjetër grup kapitulli me Bashkimin Europian.

Rama shtoi se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.

Shefi i Ekzekutivit foli edhe për Samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt së fundmi në Tiranë, të cilin e cilësoi një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit sipas tij, vijon ende në korridoret e politikës europiane.

Të ngjashme