Drejtori menaxhues i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka zhvilluar të mërkurën një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Në këtë takim, Ibrahimi ia prezantoi Ramës qëllimet e Klubit të Biznesit dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunën e Prishtinës.
Rama ka përgëzuar iniciativën dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje.
Ky është njoftimi i plotë:
Drejtori menaxhues i Klubit të Biznesit, z. Ilir Ibrahimi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Në këtë takim, z. Ibrahimi prezantoi vizionin dhe qëllimet e Klubit të Biznesit dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës.
Kryetari Rama duke na përgëzuar për këtë iniciativë, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejshme.
Klubi i Biznesit synon që përmes fuqizimit të sektorit privat, të kontribuojë në prosperitet ekonomik dhe rritje të mirëqenies të të gjithë qytetarëve dhe synon të ndërtojë partneritet me gjithësecilin që e ndan këtë vizion.
Është kënaqësi që kryetari Rama e mirërpriti dhe ofroi përkrahjen e tij në këtë rrugëtim tonin.