Pas 3 fundjavash izolimi qeveria e Shqipërisë ka menduar që të nisë procesin e hapjes duke nisur nga kjo e shtunë.
Por pavarësisht nga këto hapa lehtësues sërish do të ketë kufizime për këmbësorët. Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri i atjeshëm Edi Rama sqaron se të shtunën dhe të dielën pensionistët do të lejohen të dalin deri në orën 10:00.
Gjithashtu edhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin nga ora 11:00 deri në orën 17:30.
“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30. Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur”.
“Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej”.
“Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj”, ka shkruar Rama.